Sport

Ronaldo: Rooney më kritikon pasi ai u pensionua dhe unë mbeta në nivele të larta


Cristiano Ronaldo “shpërtheu” mbrëmjen e kaluar në emisionin e Piers Morgan.

Ylli portugez mes tjerash nuk e harroi edhe ish-shokun e tij, Wayne Rooney, kur këta dy të fundit ishin bashkëlojtarë te Manchester United-i.

Ky i fundit e kishte kritikuar portugezin për sjelljet e tij, derisa Ronaldo tha se Rooney e xhelozon atë.

“Nuk e di pse më kritikon, ndoshta sepse ai e ka mbyllur karrierën ndërsa unë po luaj ende në nivele të larta”,

CR7 nuk e shfrytëzoi këtë intervistë vetëm për të sulmuar “armiqtë” e tij te Manchester United.

“Familja ime është gjithçka për mua, aq më shumë për shkak të asaj që kaluam gjatë këtij viti. Mesazhet që kam marrë më kanë emocionuar, nuk e prisja kurrë. Nga Manchester-i, përkundrazi, nuk kam marrë asnjë mbështetje”, tha mes tjerash Ronaldo.

Kujtojmë që 37-vjeari ka prishur marrëdhëniet me klubin e tij, sidomos me trajnerin Erik Ten Hag.

Dhe kjo u rrit më shumë gjatë muajit të kaluar me një grindje pas largimit të sulmuesit dhe refuzimit për të dalë nga bankina kundër Tottenhamit, gjë që çoi në pezullimin e tij nga trajneri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore