Sport

Ronaldo mund të transferohet te Chelsea, por tre sulmues janë në listë para tij


Chelsea mbetet në treg për një sulmues, por duket se nuk ka gjasa që ai lojtar të jetë Cristiano Ronaldo, sipas Ben Jacobs të CBS.

Pronari i klubit Todd Boehly mbetet i etur për yllin 37-vjeçar të Manchester United, por ai është i gatshëm t’i besojë thirrjes së Graham Potter, i cili ka shumë lojtarë që do të preferonte të nënshkruante në vend të Ronaldo-s.

Një prej tyre është sulmuesi i Milan-it, Rafael Leao, me të cilin Blutë ishin të lidhur më parë në fund të afatit kalimtar të verës.

Ndërsa është e paqartë nëse ata do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje me kampionët e Serisë A për të, raportohet se Potter gjithashtu do t’i jepte përparësi lëvizjeve për kanadezin Jonathan David dhe Ivan Toney të Brentford-it në vend të Ronaldo-s.

Toney, 26 vjeç, ka shënuar tetë gola në Premier League këtë sezon, ndërsa 22-vjeçari David ka kontribuar në 12 gola në 12 ndeshje për Lille në Ligue 1.

Ronaldo është një nga lojtarët më të mëdhenj në histori të futbollit, por në këtë sezon ai është inkuadruar rrall, dhe kur ka qenë në fushë, nuk ka pasur ndonjë kontribut në gola.

Në ndeshjen e fundit kundër Chelsea-t, portugezi nuk ishte as në bankën rezervë, pasi trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, vendosi të mos jetë në pankinë, pasi u largua dy minuta më herët në ndeshjen kundër Tottenham-it.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore