Sport

Ronaldo mund të dëbohet nga Arabia Saudite


Aventura e Cristiano Ronaldo-s në Arabinë Saudite mund të mbyllet më herët sesa ishte planifikuar.

Pas disfatës me Al Hilal në fakt tifozët e skuadrës kundërshtare filluan të këndonin kore për Messi-n para tij pikërisht për të irrituar Ronaldo-n.

Portugezi, dukshëm u shfaq i nervozuar nga kjo sjellje e tifozëve edhe përgjatë 90 minutave të lojës, ju përgjigj duke prekur pjesët intime, një gjest që ka shkaktuar irritim në Arabinë Saudite.

Nouf bin Ahmed, avokat dhe këshilltar i Komisionit të Kombeve të Bashkuara në të drejtën tregtare ndërkombëtare, ka bërë të ditur se do ti prezantojë një peticion Ministrisë Publike të Arabisë Saudite për arrestimin dhe përjashtimin e Ronaldo-s nga Arabia Saudite.

“Nuk e ndjek sportin. Publiku i Al Hilal provokoi Cristiano-n që nuk dinte si të përgjigjej. Sjellja e Ronaldo-s përbën një vepër penale”, tha Nouf bin Ahmed.

“Një akt publik i paturpshëm, që është një nga krimet e dënueshme me arrestim dhe depërtim jashtë vendit, nëse kryet nga një i huaj. Do ti prezantojmë një peticion Ministrisë Publike për këtë qëllim”, shtoi ai.

Al Nassr, pavarësisht se ka marrë yllin portugez, është në vendin e dytë në kampionat pas Al Ittihad.

Ronaldo deri tani ka shënuar 11 gola në 11 ndeshje, derisa në ndeshjen e fundit ndaj Al-Hilal nuk la gjurmë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore