Sport

Ronaldo akuzohet nga FA për incidentin lidhur me telefonin e një tifozi


Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo është akuzuar nga Federata e Futbollit për pamjet që duket se e tregojnë atë duke i rrëzuar një telefon nga dora një tifozi.

Një video u shpërnda në mediat sociale së bashku me komentet që pretendonin se ai e theu pajisjen ndërsa largohej nga fusha pas një humbjeje 1-0 në Everton në prill.

Ronaldo, 37 vjeç, më vonë kërkoi falje në rrjetet sociale.

Ai u paralajmërua nga policia për ngjarjen e muajit gusht.

“Thuhet se sjellja e sulmuesit pas fishkëllimës së fundit ishte e pahijshme dhe/ose e dhunshme”, tha FA në një deklaratë.

Manchester United tha se do të mbështeste Ronaldo-n në përgjigjen e tij ndaj akuzës.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore