Sport

Romeu zyrtarizon transferimin te Barcelona


Mesfushori spanjoll i Girona-s, Oriol Romeu, tashmë mund të quhet futbollisti më i ri i Barcelonës.

Sipas asaj që shkruan gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, Romeu i ka përfunduar testet mjekësore dhe do të transferohet te Barça për shumën e 5 milionë eurove, si dhe në këtë trasnferim do të përfshihet edhe huazimi i Pablo Torres nga Barcelona te Girona.

Romeu është futbollist i dalë nga akademia e klubit të Barcelonës, para se të transferohej te Chelsea në verën e vitit 2011 për 5 milionë euro.

Ndërkohë, ai bëri karrierë edhe te Valencia, Stuttgart e Southampton.

Ndërkaq, mesfushori katalanas u bashkua me Girona-n në verën e kaluar dhe ishte një lojtar kyç në përfundimin e tyre në vendin e 10-të, kur shumë prisnin që ata të luftonin përsëri për mbijetesë në La Liga.

Kujtojmë që mesfushori 31-vjeçar shihet si zëvendësues i Sergio Busquets, i cili u largua këtë verë nga Barcelona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore