Sport

Romeo Beckham debuton në “Ford Lauderdale CF”


Romeo Beckham - Futbollist

Djali i yllit të futbollit, David Beckham dhe disenjatores së famshme, Victoria Beckham – Romeo Beckham, i cili aktualisht është 19 vjeç, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale të futbollit me ekipin amerikan “Fort Lauderdale CF”.

Romeo dhe David Beckham.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Romeo, me anë të postimeve në rrjetet e tij sociale, ndërsa ka shkruar edhe porosi motivuese, si – “ndiqni ëndrrat tuaja”.

Fotografi e publikuar nga Romeo Beckham në Instagram.

“Futbollist për Fort Lauderdale CF. Ndiqni ëndrrat tuaja”, ka shkruar ai në mediat sociale.

Mes tjerash, sipas “Miami Total Futbol”, ai mund të bëjë debutimin e tij në fushë brenda javës që po vjen, saktësisht ditën e shtunë me datë 11 shtator.

Ndërkohë, që Romeo po bën hapat e tij të parë në futbollin profesional, të rikthehemi pas në kohë, tek fillimet në futboll të babait të Romeos, David-it.

Debutimi i David Beckham – 1992.

David Beckham kishte nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me ekipin anglez “Manchester United” kur ai ishte vetëm 17 vjeç në vitin 1992.

David Beckham në kohën kur ka luajtur për ekipin spanjoll “Real Madrid”.

Ndërkaq, më pas ai vazhdoi të luante për 21 vjet me rradhë për disa nga ekipet më të suksesshme në botë,  të tilla si, “Real Madrid”, “Paris Saint Germain F.C”,  “La Galaxy” e plot të tjera.

Beckham, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2013, ka gjithsej gjashtë tituj të “Premier League”, dy “Kupa të Shoqatës së Futbollit” dhe një titull të “Ligës së Kampionëve”.

Në anën tjetër, edhe gruaja e David, ish- anëtarja e grupit muzikor “Spice Girls”, Victoria Beckham, së fundmi gjatë një intervistë të dhënë për “Vogue”, kishte zbuluar se Romeo kishte filluar të stërvitej profesionalisht në futboll.

Victoria Beckham.

“Romeo ka stërvitur me ekipin këtu çdo ditë, sepse në fund të fundit kjo është ajo që ai dëshiron të bëjë,” tha Victoria, 47 vjeçe.

Ajo ishte gjithashtu e para që uroi Romeon në mediat sociale, duke shkruar: “Ne jemi shumë krenarë për ty Romeo”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore