Sport

Roma po punon për zëvendësuesin e Zaniolo-s, dy futbollistë janë në pistë


Roma po përgatitet të shesë Nicolo Zaniolo dhe ka filluar të shqyrtojë një sërë zëvendësuesish të mundshëm, duke përfshirë Hakim Ziyech të Chelsea-t dhe Gerard Deulofeu-n e Udinese-s.

“Calciomercato” detajon se si kryeqytetasit duan të marrin një lojtar të ri nëse sulmuesi italian largohet këtë muaj.

Mediumi i lartcekur shkruan se kjo është arsyeja pse ata nuk janë të gatshëm të marrin në konsideratë ndonjë marrëveshje huazimi që nuk përfshin një detyrim për të blerë Zaniolo-n.

Milan-i aktualisht po ofron rreth 25 milionë euro, por Roma shpreson të marrë 10 milionë euro më shumë, kështu që nevojiten bisedime të mëtejshme.

Zgjedhja kryesore për të zëvendësuar Zaniolo-n është Ziyech, i cili bëri paraqitje të mira në Kupën e Botës me Marokun.

29-vjeçari duket se nuk është pjesë e projektit të ardhshëm me blutë e Londrës dhe ka kontratë me klubin deri në vitin 2025, duke fituar rreth 6 milionë euro neto në sezon.

Megjithatë çmimi i futbollistit që raportohet që është prej 20 deri 25 milion euro, konsiderohet i lartë për klubin nga kryeqyteti i Italisë.

Një tjetër opsion është Gerard Deulofeu. Megjithatë edhe ai konsiderohet vështirë i arritshëm këtë muaj.

Aston Villa ia ka ofruar spanjollit një kontratë me vlerë prej rreth 4 milionë euro neto në sezon dhe skuadra nga Premier Leauge është gati t’ia ofrojë Udinese-s 20 milionë euro për shërbimet e tij.

Ide të tjera përfshijnë Lucas Moura, i cili së shpejti do të përfundojë kohën e tij me Tottenhamin dhe Adama Traore, kontrata e të cilit skadon me Wolves në fund të këtij sezoni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore