Përballje

Roma kthehet te fitoret, fiton minimalisht përballë Cagliari-t


Roma është kthyer te fitorja në ndeshjen përballë Cagliari-t në “Olimpico”.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho erdhi në këtë ndeshje pas dy humbjeve radhazi.

Verdhekuqt u mposhtën nga Milan dhe lëshuan një epërsi prej tri golave përballë Juventus-it.

Mirëpo sot, ata vetëm do të shënonin, dhe jo të pësonin.

Në fakt, për të kthyer Romën te tri pikët, i nevojshëm ishte 11-metërshi.

Edhe pse Roma e dominoi takimin ata nuk arritën që të krijojnë rastë të mjaftueshme që të shënojnë nga loja e rregullt.

Mirëpo, golin ata e gjetën nga penalltia në minutën e 33-të.

Ishte blerja e re, Sergio Oliviera nga Porto ai që shënoi për epërsinë e Romës, që do të ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.

Roma me këtë fitore ngjitet përsëri në vendin e gjashtë me 36 pikë, pesë më pak se zona Champions.

Cagliari në anën tjetër mbetet në vendin e 18-të, shumë e rrezikuar në luftën për mbijetesë, që është edhe synimi kryesorë i tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore