Sport

Roma bënë goditjen e dytë në merktato, afrohet mesfushori i Porto-s


Skuadra e Roma-s ka bërë goditjen e dytë këtë merkato dimërore. Pas afrimit të, Ainsley Maitland-Niles, nga Arsenal-i, një tjetër lojtar ka ardhur në “Olimpico”.

Mesfushori portugez, Sergio Oliveira, ka mbërritur në kryeqytetin italian nga Porto. Formula për transferimin e 29-vjeçarit është huazim i thjeshtë me mundësi blerje në fund të sezonit.

Portugezi ishte një nga lojtarët më të përdorur te Porto këtë sezon. Ai numëron 13 paraqitje në Liga Bwin, gjashtë në Champions League dhe pesë në Kupat e Portugalisë. Në 24 paraqitjet që ka në total, ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar një asist.

29-vjeçari luan tre pozicione në mesfushë. Si mesfushor i avancuar, qendre dhe shkatërrues.

Lojtari i përfaqësueses së Portugalisë do e ketë eksperiencën e parë në Serie A. Më herët ai është aktivizuar edhe me PAOK-un në Greqi, Nantes-in në Ligue 1 dhe KV Mechelen-in në Belgjikë.

Ndërkohë nga skuadra verdhekuqe priten dy largime. Gonzalo Villar-i dhe Borja Mayoral-i do të kalojnë në huazim te Getafe në La Liga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore