Sport

Rodriguez kërkon të largohet nga Katari, dhe të luaj përsëri në Evropë


James Rodriguez dëshiron të largohet nga klubi i Katarit Al Rayyan për t’u kthyer në Evropë, sipas Marca-s.

Rodriguez, 31-vjeç, nënshkroi për Al Rayyan nga Everton vitin e kaluar, por edhe atje ai e ka luajtur me minuta të kufizuara për shkak të lëndimeve.

Gazeta spanjolle, Marca thotë se reprezentuesi kolumbian tani dëshiron të kthehet në një nga ligat kryesore evropiane, por klubet thuhet se janë skeptike nga mungesa e ritmit të tij për sa i përket minutave që luajti.

Botafogo, Roma, West Ham, Galatasaray dhe skuadra në Greqi raportohet se kanë shfaqur interes për Rodriguez, por mesfushori ende nuk ka gjetur një rrugëdalje.

Ish-ylli i Real Madrid, Bayern Munich dhe Monaco nuk do të jetë në Kupën e Botës më vonë këtë vit pasi Kolumbia nuk arriti të kualifikohej në turne.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore