Pajisje

Robotët po përgatisin patate të skuqura më shpejt dhe më mirë


Falë një kompanie në Kaliforninë Jugore, patatet e skuqura po shërbehen edhe më shpejt përmes ndihmës së teknologjisë së lartë.

Miso Robotics në Pasadena ka filluar të nxjerrë robotin Flippy 2, i cili automatizon procesin e skuqjes së thellë të patateve dhe ushqimeve të tjera.

I drejtuar nga kamerat dhe inteligjenca artificiale, roboti nxjerr patate të skuqura dhe ushqime të tjera nga ngrirja, i zhyt në vaj të nxehtë dhe më pas e depoziton produktin e gatshëm për t’u shërbyer në një tabaka.

Flippy 2 mund të gatuajë disa vakte me receta të ndryshme në të njëjtën kohë, duke reduktuar nevojën për staf dhe duke përshpejtuar dërgimin e porosive.

“E bën atë më shpejt ose më saktë, sesa e bëjnë shumica e njerëzve”, ka treguar për procesin shefi ekzekutiv i Miso, Mike Bell.

Sakaq, janë dashur pesë vite për të zhvilluar robotin Flippy.

Emri i robotit vjen nga një robot i mëparshëm i krijuar për të rrokullisur burgerët. Por sapo ekipi i Miso-s mbaroi atë makinë, ata kuptuan se kishte një pengesë shumë më të ngushtë në stacionin e fërgimit, veçanërisht natën vonë.

“Kur vendosim një robot në një vend, klientët që vijnë dhe porosisin, të gjithë bëjnë fotografi, bëjnë video, bëjnë një mori pyetjesh. Dhe pastaj, herën e dytë që hyjnë, duket se as nuk e vënë re, thjesht e marrin si të mirëqenë”, ka thënë ai.

Inxhinierët e Miso mund të shikojnë robotët Flippy 2 duke punuar në kohë reale, duke u mundësuar atyre të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve që shfaqen.

Një numër zinxhirësh restorantesh kanë adoptuar kuzhinierin robotik të skuqjes, duke përfshirë Jack in the Box në San Diego, White Castle në Midwest dhe CaliBurger në Bregun Perëndimor.

Sipas Bell, tre zinxhirë të tjerë të mëdhenj të ushqimit të shpejtë në SHBA e kanë vënë në punë Flippy 2, por ata hezitojnë ta reklamojnë për shkak të ndjeshmërisë në lidhje me perceptimet se robotët po ua heqin punët njerëzve.

Miso Robotics ka rreth 90 inxhinierë, të cilët ngacmojnë prototipet ose punojnë në kodin kompjuterik.

Një nga projektet e tij të radhës është Sippy, një robot që prodhon pije, i cili do të marrë një porosi nga një klient, do të derdhë pije, do të vendosë kapakët dhe do t’i grupojë së bashku.

Bell beson se një ditë, njerëzit “do të hyjnë në një restorant dhe do të shikojnë një robot dhe do të thonë: Hej, ju kujtohen kohët e vjetra kur njerëzit bënin një gjë të tillë?”.

Dhe ato ditë, sipas tij, po vijnë.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore