Jetesë & Stil

Robert De Niro rikthehet në shesh-xhirim pas aksidentit


Aktori i mirënjohur i “Hollywood”-it, Robert De Niro, pas aksidentit është shfaqur për herë të parë në sheshin e xhirimit të filmit “Killers of the Flower Moon”. Ky filmi është një prodhim i regjisorit të famshëm, Martin Scorsese.

Muajin e kaluar aktori 76-vjeçar njoftoi se kishte këputur një ligament të këmbës, pas mbarimit të xhirimeve të disa skenave të filmit, gjë që i shkaktoi dhembje të jashtëzakonshme dhe iu desh t’i nënshtrohej.

De Niro u shpreh se: “Ndodh, sidomos kur plakesh duhet të jesh i vëmendshëm dhe i përgatitur për këto raste. Megjithatë, do të kalojë”.

Një muaj pas aksidentit, De Niro është fotografuar, teksa hynte te një ndërtesë në New York, me protezën në këmbë dhe duke çaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore