Sport

River Plate shpallet kampion i Argjentinës dy javë para përfundimit të kampionatit


Skuadra e njohur, River Plate, është shpalluar kampion i edicionit 2022-23 në Superligën e Argjentinës.

Ata e siguruan këtë sukses në orët e hershme të mëngesit të së dielës (me kohën tonë lokale), duke e mposhtur ekipin e Estudiantes me shifrat 3:1.

Ky sukses bëri që River Plate tani të jetë me nëntë pikë nga vendi i dytë që mbahet nga klubi i  Talleres Cordoba dhe kështu ata shpallen kampionë të Argjentinës, edhe pse kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar.

Një triumf historik ky për River dhe për Martin Demichelis, i cili triumfoi në kampionat në debutimin e tij si trajner i klubit të Buenos Aires.

Ky ishte titulli i 38-të në historinë e klubit, ndërsa rivali i tyre i përbetuar, Boca Juniors, kaloi një sezon të dobët, ku momentalisht renditet në pozitën e nëntë në tabelë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore