Shqipëria

Rituali i faljes së Bajramit sipas masave anti-Covid, në çdo shesh kryesor


Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, ka njoftuar të martën e 11 majit, se rituali i faljes së Bajramit, do të kryhet në sheshet kryesore të qyteteve, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Programi i faljes do të fillojë rreth orës 6 pa 20 të 14 majit dhe do të jetë më i shkurtër në kohë, për shkak të situatës pandemike.

Të gjithë besimtarëve iu është kërkuar të mbajnë maskën mbrojtësegjatë faljes.

Masat kufizuese të marra nga Myftiu janë konkretisht, kufizimi i minutazhit të programit të faljes së Bajramit, shpërndarja e maskave në të gjithë hyrjet e sheshit Skënderbej.

Gjithashtu do ju kërkohet besimtarëve të mbajnë sixhade personale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore