Shqipëria

Rishpallen tre vende vakante në Këshillin Drejtues të RTSH-së


Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në mbledhjen e ditës së hënë, rishpalli tre vendet vakante të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

Kryetari i komisionit, Ramazan Gjuzi, bëri të ditur se afati për dorëzimin e dokumentacionit për të gjithë të interesuarit, që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale, është 20 ditë.

Shpallja e këtyre vendeve vakante erdhi pasi Kuvendi në sencën plenare të datës 28 janar, rrëzoi kandidaturën e Helidon Haliti-t, Besnik Mustafaj-t, Edmond Tullumani-t.

Pas diskutimeve, komisioni miratoi tre vendimet për rishpalljen e vakancave për tre anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së, me shumicën e anëtarëve të pranishëm në mbledhjen virtuale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore