Rishi Sunak, Kryeministër i Britanisë së Madhe, përmes një video-adresimi në platformën X, ka uruar festat e fund-vitit, ku ka përmendur edhe ushtarët britanikë të cilët po e ruajnë paqen nëpër botë, përfshirë edhe në Kosovë, të cilë shërbejnë në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR.
Sunak, duke theksuar se ushtarët e shtetit që ai udhëheqë po i bëjnë krenar, përmendi edhe ata që janë duke shërbyer në Kosovë – numri i të cilëve është rritur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit – për të cilët deklaroi se po japin kontributin e tyre në ruajtjen e paqes.
“Këtë vit, forcat tona të armatosura të shkëlqyera na kanë bërë krenarë edhe një herë. Ndërsa flas, trupat britanike janë atje në të ftohtë duke mbrojtur krahun lindor të NATO-s në Estoni dhe duke ruajtur paqen në Kosovë”, ka deklaruar ndër të tjera kryeministri britanik.
In a dangerous world, our Armed Forces work around the clock to keep us all safe.
That is no different at Christmas.
In a personal message the Prime Minister @RishiSunak pays tribute to the dedicated service of our troops. pic.twitter.com/U1mQm7SZUe
— UK Prime Minister (@10DowningStreet) December 23, 2023
Pas tensioneve të fundit në Veri të vendit, posaçërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë shtuar trupat në radhët e tyre, për të siguruar kështu një mjedis të qetë dhe të sigurt, dhe për të parandaluar çfarëdo incidenti që mund të rrezikonte seriozisht stabilitetin e vendit, por edhe të rajonit në përgjithësi.
Në këtë drejtim më 6 tetor të këtij viti kishte mbërritur në Kosovë kontingjenti i parë prej 200 ushtarësh britanikë në Kosovë – nga 400 gjithsejtë sa do vijnë.
Këta ushtarë, tanimë kanë nisur patrullimet në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ushtarët britanikë, siç raportonte prestigjiozja “Rueters”, janë duke punuar me orar të zgjatur deri në 18 orë për t’u siguruar që asnjë armë ose grup të armatosur të mos të hyjë në Kosovë.
Deri më tani KFOR-i numëron 1 mijë trupa shtesë, pas sulmit terrorist në Veri të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shqiptarët në Luginë vazhdojnë kundërshtimin e politikave diskriminuese të Serbisë, protestojnë përsëri më 23 shtator
-
Policia bastisje në 9 lokacione në Prishtinë, arrestohen disa persona e konfiskohen armë
-
Fshati Olimpik e kthen Prishtinën në qendër ballkanike të sportit
-
Në Veri shfaqen fotografi me mbishkrime në mbështetje të terroristëve të Banjës