Euro 2020

Rio Ferdinand: Rrjetet sociale janë vend i sigurt për frikacakët të shprehin ndjenjat e tyre të neveritshme


Humbja e Anglisë në finalen e Euro 2020 përballë Italisë, është komentuar nga shumë njerëz në ditën e sotme.

Anglia humbi pas ekzekutimit të penaltive, përballë Italisë, me futbollistin e Arsenal-it, Bukayo Saka, i cili humbi 11-metërshin vendimtar të kësaj përballjeje.

Përveç Saka-s, nga pika e bardhë dështuan edhe Rashford e Sancho.

Pas kësaj ngjarje, shumë tifozë anglezë shpërthyen në rrjetet sociale dhe në rrugë, duke fyer futbollistët e lartpërmendur.

Ndaj kësaj ngjarjeje reagoi ish-futbollisti i “tre luanëve”, Rio Ferndinand i cili kundërshtoi ashpër mënyrën e sjelljes së tifozërisë ndaj futbollistëve anglezë.

“Është çmenduri se si 120 minuta lojë dhe gjuajtjet e penaltive, bëjnë një ndryshim ndjenjash ndaj futbollistëve në mënyrë kaq drastike”, shkroi Ferdinand.

“Menjëherë pas lojës, rrjetet sociale u bënë vendi i sigurt për frikacakët dhe injorantët të shprehin ndjenjat e tyre të neveritshme. Këta njerëz të neveritshëm mund të abuzojnë vazhdimisht me lojtarët tanë të Anglisë duke ditur që ata janë të sigurt për të mbetur anonim”, shtoi Rio Ferdinand.

Në fund, ish-mbrojtësi i Manchester United shtoi se lojtarët anglezë luajtën për mrekulli gjatë Kampionatit Evropian duke thënë se gjëra të tilla ndodhin, seepse ndonjëri ekip në fund duhet të humbasë, në mënyrë që të fitojë tjetri.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore