Film

“Ringjalljet e Matriksit” më 22 dhjetor


The Matrix Ressurections

Ka qenë një pritje e stërzgjatur dhe e padurueshme për installacionin e katërt tashmë, të serive legjendare të “The Matrix”, dhe tani në trailer-in e ri të Ringjalljes së “The Matrix” të regjisores Lana Wachowski, shihet që personazhet e kanë harruar njëri tjetrin.

trailer-in e parë të publikuar Keanu Reeves së pari shfaqet si Thomas (i njohur si hacker-i kompjuterik Neo), në botën e simuluar të Matrix-it ku ka një takim shqetësues me terapistin e tij (Neil Patrick Harris).

Neil Patrick Harris në Matrix Resurrections.

“Kam pasur ëndrra që druaj se s’ishin vetëm ëndrra”, rrëfehet Thomas, deri sa sekuenca nga skenat e përditësuara të filmit klasik “The Matrix” nisin të luajnë, përfshirë edhe kodet e famshme matriksiane të gjelbërta dhe shpina e kthyer e Trinity-t.

“A jam çmendur”, e pyet terapistin.

Keanu Reeves

Derisa Thomas goditet me realitetin e rrejshëm, ku efektet e pilulës blu e mbajnë sadopak në realitet, ai nis të dallojë çarjet në sipërfaqe, si në pasqyre ku i çformësohet pamja.

Neo takon Trinity-n (Carrie-Anne Moss), dhe edhe pse kanë qenë njohur që kohë, kur zgjasin duart njëri tjetrit, pyesin “njihemi ne?”, dhe që të dyve u duket se po.

Neo takohet me Trinity-n.

Kur i ofrohet pilula, Thomasi-t i vie një zë mes-për-mes portalit “të së vërtetës”.

“The Matrix Resurrections” do të hapet në teatro me 22 dhjetor dhe në HBO Max, ku do të jetë e hapur për 30 ditë pas publikimit teatral.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore