Jetesë & Stil

Rikthehet Mbretëresha Elizabeth, e pranishme në inaugurimin e linjës së metrosë për nder të saj


Shoqëruar nga Prince Edward, fëmija i saj i katërt, Mbretëresha Elizabeth u shfaq në një inaugurim të rëndësishëm në Londër.

Konkretisht në Paddington Station, ku u festua përmbyllja e punimeve në një linjë të re metroje dedikuar Mbretëreshës.

“The Elizabeth Line” i shtohet Londrës për të nderuar figurën e sovranes, ndërsa prania e saj në inaugurim u komentua si shumë e rëndësishme nga mediat, për vetë faktin që Mbretëresha ka pasur probleme shëndetësore prej javësh”.

“Daily Mail” ka raportuar se vendimi që Elizabeth të ishte e pranishme u vendos në momentet e fundit nga stafi i saj.

Problemet e vazhdueshme të saj me lëvizjen, e kanë bërë të pamundur që të kryejë detyrimet e saj si sovrane.

 

E veshur me një fustan të verdhë pastel, ndihmuar nga një shkop për t’u mbështetur, Mbretëresha u shoqërua me buzëqeshje dhe duartrokitje gjatë inaugurimit.

Së fundmi, sovrania ka munguar në festën e parë të mbajtur në Buckingham Palace pas pandemisë, në fjalimin e përvitshëm në parlament dhe në mbledhjen e organizuar për Pashkët.

Te ngjarja e rëndësishme e hapjes së sesioneve parlamentare, Elizabeth ja delegoi detyrimet e saj të birit Princ Charles.

Për të larguar çdo dyshim dhe vëmendjen nga thashethemet rreth shëndetit të saj, të cilat morën përmasa serioze, monarkia u shfaq në tri evente ditët e fundit.

Veç faktit se shfaqet në gjendje të mirë shëndetësore, Elizabeth duket se i ka shijuar shumë këto dalje publike.

Rikthimi i saj pak nga pak në publik u dha njerëzve shpresën se festimet e “Platinum Jubilee” nuk do të anulohen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore