Muzikë

Rihanna së shpejti me album të ri muzikor, e konfirmon ASAP Rocky


Këngëtarja Rihanna i është rikthyer punës në studio dhe është rrugës për të sjellë një prurje të re muzikore.

Kështu bëri të ditur bashkëshorti i këngëtares, rep artisti ASAP Rocky, i cili ndërsa ishte në Paris, u pyet nga një fans i Rihanna-s në lidhje me albumin e saj të 9-të të ardhshëm në studio, i cili ende nuk ka marrë një datë publikimi apo titull të konfirmuar.

Pasi fansi e inkurajoi atë të fliste për “albumin”, Rocky u përgjigj me një përditësim të shkurtër.

“Ajo po punon për të”, tha ai me një buzëqeshje në një video nga fansat, tanimë të shpërndarë në rrjetet sociale.

Themeluesi i “Fenty Beauty” nuk e ka përjashtuar mundësinë e një albumi të ri, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

Përgjigja e tij mori brohoritje nga disa fansa në rrugë, si dhe thirrjet “ne të duam, ASAP”.

Përditësimi i albumit të Rocky-t vjen më shumë se tetë vjet pas publikimit të “Anti”, albumi i fundit i publikuar nga Rihanna, i cili përmbante hite të tilla si “Ëork”, “Love On the Brain” dhe “Kiss It Better”.

Megjithatë, publikimi i saj i ardhshëm nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar dhe superylli i muzikës i mbajti gjërat e fshehura, kur iu kërkua një përditësim mbi muzikën e saj në dhjetor.

Gjatë një bisede në tapetin e kuq me Highsnobiety, Rihanna u pyet nëse muzika ishte “ndoshta” ndër planet e saj për vitin 2024.

“Dmth, nuk mund t’ju them gjithçka, vajzë”, tha Rihanna duke bërë shaka.

Gjithashtu në dhjetor, producenti i super yjeve James Fauntleroy konfirmoi se ai kishte punuar në materiale të reja për bashkëpunëtoren e tij të gjatë – dyshja kishin bashkëpunuar që në vitin 2009.

“Unë e kam njohur atë për kaq shumë kohë, dhe seanca e fundit që bëra për të ishte javën e kaluar”, tha ai në atë kohë.

Shkurtin e kaluar, Rihanna u hap me Michael Strahan të “Good Morning America” pas performancës së saj në “Super Boël”, kur ajo ndau se ishte e vetëdijshme se fansat donin “më shumë” prej saj për sa i përket muzikës.

“Ata janë duke pritur”, tha ajo në atë kohë.

“Jam e ngazëllyer për të vënë në të vërtetë muzikë të re, por nuk kam ende ndonjë përditësim për ju për këtë”, pati shtuar ajo.

Rihanna publikoi për herë të fundit muzikë për kolonën zanore të “Black Panther: Ëakanda Forever” në vitin 2022, duke përfshirë hitin “Life Me Up”.

“Lift Me Up” u nominua për këngën më të mirë origjinale në “Academy Aëards” në vitin 2023, dhe gjithashtu fitoi një titull “Grammy” në ceremoninë e këtij viti në kategorinë e këngës më të mirë të shkruar për mediat vizive.

Ndonëse është e paqartë se sa shumë Rihanna po fokusohet në muzikë në kohën e saj të lirë, ajo gjithashtu ka qenë e zënë si drejton një perandori të modës dhe bukurisë dhe rrit dy fëmijët e saj me ASAP Rocky – RZA Athelston, 21 muajsh dhe Riot Rose, 6 muajsh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore