Boterori 2022

Richarlison thyen i vetëm Serbinë


Brazili e ka nisur me një fitore 2-0 përballë Serbisë aventurën në Kupën e Botës, Katar 2022.

Skuadra ballkanase arriti të mbante larg portës së saj Brazilin për gati 1 orë, por në fund u dorëzua përballë sulmuesit të Tottenham, Richarlison.

Ish-lojtari i Everton-it realizoi dy golat e takimit, përkatësisht në minutën e 62 dhe 73.

Lajmi i keq për Brazilin nga ky takim është dëmtimi i Neymar. Ylli i PSG-së la fushën në minutën e 80, por shkalla e dëmtimit nuk dihet ende.

Me fitoren e arritur, Brazili qëndron në krye të Grupit G së bashku me Zvicrën, e cila fitoi më herët 1-0 ndaj Kamerunit. Serbia dhe afrikanët qëndrojnë në fund pa pikë.

Statistikat e ndeshjes (Brazil vs Serbia):

Notat e lojtarëve:

Ndeshjet e radhës në këtë grup do të jenë më 28 nëntor: Brazil – Zvicër (ora 17:00) dhe Kamerun – Serbi (ora 11:00).

_____________________________________________________________________________

90+7’: Përfundon ndeshja, Brazil 2-0 Serbia

Richarlison me dy golat e realizuar në pjesën e dytë i jep fitoren Brazilit përballë Serbisë.

_____________________________________________________________________________

86’: Brazili vijon të shfaqet kërcënues para portës së Serbisë

_____________________________________________________________________________

81’: Shtylla ndal përsëri Brazilin

Për herë të dytë në këtë pjesë të dytë, Brazili ndalet nga shtylla, këtë herë nga ajo horizontale.

Topi u gjuajt nga Casemiro në këtë rast.

_____________________________________________________________________________

80’: Zëvendësim te Brazili

Neymar dhe Richarlison që lënë fushën e lojës, hyjnë Antony dhe Gabriel Jesus.

Sulmuesi i PSG-së ka lënë fushën i dëmtuar.

_____________________________________________________________________________

73’: GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL, përsëri Richarlisonnnnn, Brazil 2-0 Serbia

Super gol nga ana e brazilianit Richarlison që këtë herë shënon në mënyrë akrobatike.

_____________________________________________________________________________

70′: Shpëton në dy raste porta e Brazilit

Tepër me fat brazilianët në këto momente, teksa Serbia i afrohet ndjeshëm golit të barazimit.

_____________________________________________________________________________

67’: Kundërsulm i Brazilit, por Neymar nuk preferon pasimin te Vinicius

Neymar ka tentuar i vetëm, më pas topi i ka dal me fat Vinicius-it, por ky i fundit ka rreshqitur në momentin e fundit duke e dërguar topin jashtë

_____________________________________________________________________________

62’: GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL, Richarlison, Brazili 1-0 Serbia

Neymar vallëzon në zonën kundërshtare, pason për te Vinicius i cili gjuan portën, topi ndalet nga Vranja dhe Richarlison e shtyn në rrjetë me portën e boshatisur.

_____________________________________________________________________________

60’: Alex Sandro ndalet nga shtylla

Predha nga distanca e mbrojtësit të Juventus-it ndalet nga shtylla.

_____________________________________________________________________________

58’: Goditja e parë nga këndi për Serbinë

Harkimi i Dusan Tadic nuk sjell shumë rrezik për portën e Alisson.

_____________________________________________________________________________

57’: Zëvendësimet e para të sfidës kryhen nga Serbia:

Dalin: Zivkovic dhe Gudelj

Futen: Radonjic dhe Ilic

_____________________________________________________________________________

55’: Sulme të njëpasnjëshme të brazilianëve, por gjetja e kuadratit është ende mision i vështirë për ta

_____________________________________________________________________________

50’: Faull pranë zonës së Serbisë, por topi i gjuajtur nga Neymar devijohet nga muri mbrojtës në këndore

_____________________________________________________________________________

46’: E pabesueshme çfarë rasti shpërdoron Raphinha

Gabim i Vranja, por Raphinha humb rastin më të artë të takimit.

_____________________________________________________________________________

45′: Fillon pjesa e dytë: Brazil 0-0 Serbia

_____________________________________________________________________________

Pjesa e parë e Sasa Lukic me numra kundër Brazilit:

96% saktësi pasimi

33 prekje

24 kalime të përfunduara

2/2 topa të gjatë të përfunduar

2 ndërhyrje të fituara

2 pastrime

______________________________________________________________________________

Serbia është mbrojtur mirë në pjesën e parë, veçanërisht në zonat qendrore, duke kufizuar Brazilin në vetëm katër goditje dhe 0.39 xG

______________________________________________________________________________

Pavarësisht se ka luajtur vetëm 45 minuta deri më tani, Neymar është lojtari me më i faulluar në Kupën e Botës 2022 (5, së bashku me Gavi).

______________________________________________________________________________

Pjesa e parë e Casemiro me numra kundër Serbisë:

100% duele të fituara

100% ndërhyrje të fituara

85% saktësi pasimi

31 prekje

2 topa të gjatë të përfunduar

1 pastrim

______________________________________________________________________________

45+1’: Përfundon pjesa e parë: Brazil 0-0 Serbia

Është mbyllur pjesa e parë pa gola, por me Brazilin më kërkues.

Brazilianët patën disa raste shënimi me Neymar, Vinicius dhe Raphinha, por gjetën gatishmërinë e portierit Vranja Milinkovic-Savic.

Statistikat e pjesës së parë:

______________________________________________________________________________

41’: Rast i artë për Brazilin

Shpëton mrekullisht porta e Serbisë.

______________________________________________________________________________

Serbia do të ishte gjithmonë një provë e madhe për Brazilin. Vetëm tre humbje në 25 ndeshjet e tyre të fundit.

______________________________________________________________________________

35′: Raphinha shpërdoron një rast të mirë shënimi

Futbollisti i Barcelona-s duhej të bënte shumë herë më mirë se ajo gjuajtje e dobët.

______________________________________________________________________________

31′: Serbia ende në kërkim të tentativës së parë në portën e Alisson

Megjithatë dhe Brazili ka vetëm dy tentativa, një në kuadrat.

______________________________________________________________________________

Neymar është vetëm tre gola larg rekordit të golave të të gjitha kohërave të Pele për Brazilin.

______________________________________________________________________________

27’: Vranja me një super pritje i mohon golin Vinicius-it

______________________________________________________________________________

25’: Tenton kundërsulmin Serbia, por Alisson ndal gjithçka në fund

______________________________________________________________________________

21”; Casemiro tenton nga distanca, por gjen gatishmërin e Vranja Milinkovic-Savic

______________________________________________________________________________

Taktikisht, duket sikur Brazili do që Neymar të ndihet i lirë në fushë. Ai ka lirinë dhe shfaqet kudo. Tite po i jep licencë të plotë për të bërë atë që dëshiron, kështu që nuk ka justifikime, ky ekip është ngritur rreth tij.

______________________________________________________________________________

Ky pasim nga Casemiro…

______________________________________________________________________________

13’: Goditja e parë nga kendi është për Brazilin

Neymar gjuan drejt e në port, por kuptohet nga portieri serb, i cili e dërgon përsëri në goditje nga këndi.

______________________________________________________________________________

12’: Duele të ashpëra deri më tani, por shumë pak raste në portat kundërshtare

______________________________________________________________________________

Danilo dhe Alex Sandro kanë luajtur së bashku në Santos, kanë luajtur së bashku në Porto, kanë luajtur së bashku në Juventus dhe tani, ata po fillojnë së bashku në një ndeshje të Kupës së Botës për Brazilin.

______________________________________________________________________________

6’: Vjen kartoni i parë i verdhë në këtë sfidë

Ndëshkohet mbrojtësi serb, Strahinja Pavlovic, pas faullit në dëm të Neymar

______________________________________________________________________________

Brazili nuk e ka humbur ndeshjen e parë të Kupës së Botës që nga viti 1934

______________________________________________________________________________

1’: Ka nisur sfida në “Lusail Iconic Stadium”

Topi i parë nga mesi i fushës shkelmohet nga futbollistët e kombëtares së  Brazilit.

______________________________________________________________________________

Brazili ka luajtur 50 ndeshje që nga eliminimi ndaj Belgjikës në Kupën e Botës 2018. Vetëm një prej tyre ishte kundër një kombi evropian: 3-1 kundër Republikës Çeke në mars 2019.

______________________________________________________________________________

Këto skuadra u takuan katër vite më parë në Kupën e Botës në Rusi.

Brazili fitoi 2-0 atë ditë, me golat e Paulinho-s dhe Thiago Silva-s.

______________________________________________________________________________

Pas humbjes së ndeshjes së parë të Kupës së Botës në 1930 dhe 1934, Brazili është i pamposhtur në ndeshjen e parë në 19 paraqitjet e fundit në turne (16 fitore, 3 barazime).

______________________________________________________________________________

Në secilën nga gjashtë pjesëmarrjet e fundit në Kupën e Botës, Brazili është përballur me një kundërshtar me fanellë të kuqe:

2002: Turqi

2006: Kroaci

2010: Koreja e Veriut

2014: Kroaci

2018: Zvicër

2022: Serbi

______________________________________________________________________________

Formacionet zyrtare:

Brazili: Alisson; Danilo, Marquinhos, Th.Silva, Alex Sandro; Casemiro, Paqueta; Neymar, Raphinha, Vinicius Junior: Richarlison.

Serbia: V. Milinkovic-Savic; Veljkovic, Milenkovic, Pavlovic; Zivkovic, Lukic, Gudelj, S.Milinkovic-Savic, Mladenovic; D.Tadic, A.Mitrovic.

______________________________________________________________________________

Përballja e fundit në Kupën e Botës për këtë të enjte do të luhet në Grupin G mes Brazilit dhe Serbisë.

Sfida do të luhet në “Lusail Iconic Stadium”, teksa drejtësia do të mbahet nga gjyqtari iranian, Alireza Faghani.

Më herët në këtë grup u zhvillua ndeshja mes Zvicrës dhe Kamerunit, e përfunduar 1-0 për skuadrën evropiane me gol të Breel Embolo dhe asist të Xherdan Shaqirit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore