Shqipëria

Riaktivizohet zjarri në zonën e Dropullit, flakët rrezikojnë t’u afrohen banesave


Është riaktivizuar zjarri në zonën e Dropullit.

Vatrat janë aktive pranë fshatrave Dhuvjan, Vanistër, Goranxi dhe deri në Dervician.

Në terren mësohet se janë rreth 50 forca zjarrfikëse të Dropullit dhe të ushtrisë.

Zjarri ka nisur prej pasdites së djeshme dhe po përhapet me shpejtësi. Ka patur gjatë paradites mbështetje nga ajri, por helikopteri është larguar sërish.

Sakaq, po punohet me mjete rrethanore.

Zjarri rrezikon t’u afrohet banesave. Në rrezik edhe monumente kulti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore