Lajme

Rënie e lehtë e përfituesve nga skemat sociale


Ilustrim

25 mijë e 514 familje me 101 mijë e 621 anëtar kanë përfituar ndihma sociale nga shteti në tre mujorin e tretë të vitit 2021, bazuar në të dhënat e fundit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Ndërsa, 2 mijë e 521 familje kanë përfituar në skemat për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar.

Sipas të dhënave të publikuar nga ASK, në tre mujorin e tretë të këtij viti kemi një rënie të lehtë të përfituesve të skemave sociale krahasuar me tre mujorin e dytë të vitit 2021.

Nga janari deri në qershor përftuesit e skemave sociale janë pothuajse në shifra të njëjta.

Në janar kanë përfituar 25 mijë e 768 familje ndihmë sociale, në shkurt 26 mijë e 120, në mars 26 mijë e 298, në muajin prill kanë përfituar 26 mijë e 33 familje, në maj 25 mijë e 921 dhe në qershor 25 mijë e 805.

Sipas ASK-së, në muajin korrik nga asistenca sociale kanë përfituar 25 mijë e 714 përfitues, në muajin gusht 25 mijë e 538, ndërsa në muajin shtator kanë përfituar 25 mijë e 514 familje, që edhe përmbyllet tre mujori i tretë i vitit 2021.

Sërish qyteti i Mitrovicës mban numrin më të madh të anëtarëve që kanë përfituar asistencë sociale me gjithsejtë 9 mijë e 460 apo 9.3 për qind.

 Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: “nga skemat e pensioneve bazë të moshës kanë përfituar 141 mijë e 99 përfitues, nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 mijë e 636; përfitues nga skema për pensionet familjare janë 3 mijë e 542 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 72 përfitues.

“Nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 mijë e 86 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 mijë e 212 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 615 përfitues”.

“Nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1mijë e 816 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 19 mijë e 23 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 mijë e 693 përfitues”.

Edhe nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 mijë e 361 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 mijë e 920 përfitues; dhe nga skema e viktimave civile janë 970 përfitues.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore