
Një ngjarje e rëndë, ku i vdekur ka mbetur një emër i njohur për Policinë shqiptare, Martin Bardhi, pas një atentati në qendër të Rrëshenit, ka mobilizuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA, duke blinduar gjithë Mirditën.
Drejt vendngjarjes është nisur edhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ndërsa janë vënë në ndjekje edhe autorët e krimit, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Jeep”.
Sipas njoftimit të Policisë në rrugë zyrtare, përtej vrasjes së Bardhit, tre të plagosurit janë shtetasit I. B., I. B. dhe O. Gj., të cilët kanë qenë në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe janë transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasjes.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.
Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH dhe nga Policia vendore, dhe në drejtimin e prokurorit, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Çfarë ndodhi?
Një atentat i rëndë ka ndodhur në qendër të Rrëshenit, ku i vdekur ka mbetur një shtetas, i cili raportohet se është Martin Bardhi.
Ky i fundit, është përfshirë edhe në mars të këtij viti në një rast arrestimi, pasi djali i tij, Enrik Bardhi, u konfliktua me shtetasin Saimir Reçi, për arsye banale.
Më tej, Enrik Bardhi, pas konfliktimit fizik me Reçin, ka shkuar tek i ati dhe duke marrë një armë pistoletë, ata kanë qëlluar ndaj mjetit të Reçit.
Ky i fundit është nipi i Kastriot Reçit, një sipërmarrësi në zonë, i cili ka mbetur i vrarë në Rrëshen në vitin 2021, pas një atentati me snajper.
Autorët, siç u mësua atëherë, kanë qëlluar në një distancë të afërt në anën e shoferit të BMW-së, çka e dëshmojnë dhe shenjat e plumbave, por mjeti i blinduar e shpëtoi të riun Reçi pa marrë lëndime.
Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, shpalli në kërkim baba e bir Enrik dhe Martin Bardhi, të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Kërkimet intensive bënë të mundur ndalimin e njërit prej të kërkuarve dhe policia saktësoi se ka rënë në pranga Martin Bardhi, e ndërsa djali i tij dhe nipi u vunë në kërkim.
Pas arrestimit, Bardhi u lirua nga qelia. 62-vjeçari kishte pak kohë në gjendje të lirë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Reagon Balla për kapjen e Gëzim Çelës, tregon se ishte aksion i Policisë shqiptare me atë të Kosovës dhe një agjenci partnere
-
Arrestohet në Kosovë Gëzim Çela, ‘baroni’ i Fushë Kuqes
-
Berisha thotë se Rama i përgatiti shqiptarët për një “Jo” nga BE-ja
-
Rama premton kartën e pensionistëve për vitin e ardhshëm
Lajmet kryesore
-
Integrimi i Shqipërisë në BE do të jetë rekord, falë Mira Muratit dhe Inteligjencës Artificiale
-
Njësia Speciale Intervenuese proteston sërish të shtunën, i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës
-
Zona humanitare e Gazës nuk është humane, thonë të evakuuarit
-
Konjufca: Qasja e BE-së për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë – Serbi s’dërgon në rezultate, problemi qëndron tek kush i pari e bën hapin