
Prodhuesi francez i makinave, Renault, do të largohet nga Rusia dhe do të shesë pjesën më të madhe të aksioneve te Avtovaz, prodhuesi i markës veterane Lada.
Renault nuk i ka zbuluar detajet financiare të shitjes, që përfshin transferimin e të gjithë aksioneve të saj në operacionet Renault Russia në qytetin e Moskës.
Po ashtu edhe 67.69 për qind të zotërimit të saj në Avtovaz tek NAMI, një institut i kërkimit të makinave të mbështetur nga shteti.
Sipas një burimi, shitja është vulosur për një rubla për aksion. Çka është një vlerë simbolike.
Grupi kishte thënë se do të merrte një tarifë të lidhur me Rusinë që mund të arrinte në 2.2 miliardë euro, vlera e aseteve të atjeshme që nga dhjetori 2021, kur pezulloi operacionet në mars.
Renault rezultonte si kompania më e ekspozuar nga gjithë të tjerat me vend prodhimi në Rusi.
Atje, kompania punësoi 45 mijë njerëz, shumica e tyre në fabrikën e madhe të Avtovaz në brigjet e lumit Vollga, një mijë kilometra në lindje të Moskës.
Fabrikat kishin luftuar për të funksionuar që nga pushtimi rus i Ukrainës në fund të shkurtit, pjesërisht për shkak të mungesës së komponentëve elektronikë dhe problemeve të tjera të zinxhirit të furnizimit.
Sfidat i shtuan vështirësitë për të pasi shqyrtoi opsionet e daljes nga tregu pas tërheqjes së shumë kompanive të tjera.
Marrë nga “Financial Times”, përshtatur për “Albanian Post”.,
/Albanianpost.com-
“Mbi 700 milionë euro po rrinë, rinia po largohet”, Limaj kritikon Qeverinë
-
India pret më shumë përleshje me trupat kineze në Himalaje
-
Intel zhvlerësohet në treg me një rekord prej 8 miliardë dollarësh
-
Bild për propozimin franko-gjerman: Serbia përballë ultimatumit, të shkojë nga BE-ja ose të humbë gjithçka për Putinin
Lajmet kryesore
-
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në sytë e “optimistit tragjik”, Edi Rama rrëfehet për median malazeze
-
“Terrorist i ndyrë”, fëmijët azilkërkues u kërcënuan në hotelin e autoriteteve britanike
-
Italia nënshkruan një marrëveshje gazi prej 8 miliardë dollarësh me Libinë
-
Bajrami – Muratit: Ministër, mos thuaj të pavërteta, me vjen keq që je kaq injorant