
Përgatitja është e thjeshtë dhe ju nevojiten vetëm disa përbërës, ndaj nuk ka arsye të mos provoni të bëni disa litra liker qershie.
Përbërësit:
2 kg qershi
1.5 kg sheqer
1 litër raki
1 limon
Kavanoz i madh prej 5l
Shishe qelqi
Përgatitja:
Lani qershitë dhe pastroni nga farat. Lani kavanozin dhe vendosni në të qershitë e qëruara dhe të lara. Shtoni sheqerin dhe limonin e prerë në feta. Në fund shtoni rakinë. Përziejini gjithçka pak.
E mbulojmë kavanozin me letër kuzhine dhe e mbyllim mirë. Vendoseni në një vend të errët dhe të freskët për të qëndruar për të paktën 40 ditë. Shkundni herë pas here.
Pasi qershitë të jenë pjekur, i hidhni në një tas më të madh. Shtrydhini qershitë dhe limonin dhe pastaj përziejini gjithçka edhe një herë.
Lani shishet e qelqit dhe derdhni likerin në shishe duke përdorur një hinkë. Mbylleni mirë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Si iu dha fund digave në Parkun Kombëtar të Vjosës?
-
Çfarë simbolizon 22 marsi i 1992-it?
-
“Beogradi një gjë, Prishtina një tjetër – askush nga serbët në Kosovë s’e ka të qartë çfarë marrëveshje u arrit” – Intervistë me politologun serb nga Veriu Ognjen Gogiç
-
Kurti e kundërshton qëndrimin e BE-së të dhënë nga Lajçak: Vetëmenaxhimi dhe Asociacioni s’janë e njëjta gjë