Lajme

Rebelët e Yemen-it sulmojnë aeroportin në Arabinë Saudite


Një dron, i ngarkuar me bomba, goditi të martën e 31 gushtit aeroportin e Arabisë Saudite.

Nga sulmi mbetën të plagosur tetë persona dhe u dëmtua një aeroplan civil.

Ky është sulmi i fundit ndaj mbretërisë në mes të luftës së saj me Yemenin fqinj.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, që lufton në Yemen, fajësoi për sulmin rebelët Houthi, të cilët janë të mbështetur nga Irani.

Vetë rebelët nuk e morën përgjegjësinë për sulmet dhe zëdhënësi i tyre nuk iu përgjigj thirrjeve që kërkonin koment.

Forcat saudite, në një deklaratë për mediat, bënë me dije se e rrëzuan dronin.

Sulmi vjen vetëm disa ditë, pasi raketat dhe dronët u përplasën në një bazë ushtarake kryesore në jug të Yemenit, duke vrarë të paktën 30 njerëz.

Kaosi në Yemen

Yemen-i është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Tensionet u shtuan edhe me akuzat e ngritura ndaj ish-presidentit të vendit, Ali Abdullah Saleh, për përfshirje në aktivitete që kërcënuan paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Jemenit.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015, kur një koalicion ushtarak, i udhëhequr nga sauditët, nisi një fushatë shkatërruese ajrore që synonte të rikthente territoret e pushtuara nga Houthi.

Ngushtica e Hormuz-it ishte një ndër pikat më kryesore gjeostrategjike që ndikonte në konflikt.

Është jetike për eksportuesit kryesorë të naftës në rajonin e Gjirit Persik.

Bregdeti verior i ngushticës i takon Iranit, ndërsa ai jugor Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Omanit.

Dhjetëra mijëra jemenas, përfshirë civilë, besohet se janë vrarë në konflikt, i cili ka çuar në krizën më të keqe humanitare në botë, pasi miliona njerëz përballen me rrezikun e urisë.

Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se konflikti në Jemen deri më tani ka marrë jetën e 233 mijë njerëzve, duke shtuar se “ky numër i madh është fatkeq dhe i papranueshëm”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore