Muzikë

Reba McEntire, Post Malone dhe Andra Day e nisën “Super Bowl 2024” me interpretime të hiteve më me nam


Artistet Reba McEntire e Andra Day dhe këngëtari, Post Malone e nisën festën jozyrtare të Amerikës me argëtim përpara “Super Bowl LVIII”.

Ylli i muzikës ‘country’ McEntire performoi himnin kombëtar, këngëtarja dhe kompozitorja Day interpretoi hitin “Lift Every Voice and Sing”, ndërsa rep artisti Malone performoi një version akustik të hitit legjendar “America the Beautiful”.

Andra Day, “Super Bowl 2024”.

Megjithëse mund të duket sikur një këngëtare e caktuar përmendet në çdo referencë të lojës, Taylor Swift ishte e pranishme, por jo në mesin e interpretuesve.

Gjithsesi, Malone, megjithatë, ka një bashkëpunim me Swift në “Tortured Poets Department”, i cili është planifikuar të dalë në prill.

Post Malone.

“Është vërtet bukur”, i tha Malone, Zane Lowe të Apple Music në fillim të këtij muaji.

“Ajo është kaq e ëmbël, e sjellshme dhe e talentuar dhe më goditi dhe më tha, le ta bëjmë. Dhe unë isha sikur, ‘patjetër’”, shtoi ai.

Malone i zhveshur shumë ka një lidhje tjetër me Swift pasi ai ka një tatuazh të Kansas City Chiefs, ku luan edhe i dashuri i Taylor, Travis Kelce.

McEntire gjithashtu ka një lidhje personale me performancën e saj të himnit kombëtar, megjithëse jo një tatuazh.

Këngëtarja pati kujtuar sesi se ajo po e këndon këngën për pesë dekada me radhë dhe kjo ndihmoi në fillimin e karrierës së saj.

Reba McEntire.

“Jam e nderuar. Ky është viti im i 50-të që po këndoj himnin kombëtar”, tha McEntire.

“Unë e këndova për herë të parë në Rodeo të Finaleve Kombëtare në Oklahoma City në vitin 1974, mora kontratën time të këndimit falë kësaj”, shtoi ajo.

Shfaqja e pjesës së parë të “Super Bowl 2024” me në krye performancën e Usher ishte një ngjarje epike dhe e mbushur me yje.

E mbajtur drejtpërdrejt në stadiumin Allegiant në Las Vegas,  gjatë lojës San Francisco kundër Kansas City Chiefs, Usher-it iu bashkua Alicia Keys, H.E.R., will.i.am, Lil Jon dhe Ludacris në performancat e hiteve më të mira të përbashkëta të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore