Përballje

Real Madrid triumfon ndaj Valencia-s


Real Madrid rikthehet te suksesi në kampionat teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 2:0 Valencia-n.

“Mbretërit” e dëshiruan më shumë fitoren dhe në fund gëzuan të pranishmit në stadiumin “Santiago Bernabeu” duke qëndruar pas këtij suksesi në garën për titull, aty ku për momentin udhëheq Barcelona.

Vendasit në pjesën e parë ishin shumë më të mirë se Valencia.

Megjithatë, ofensiva nuk u shpërblye kjo edhe për faj të Asensio që shpërdoroi disa raste të pastra, ndërsa mundësinë e patën edhe Benzema me Vinicius.

Qendërmbrojtësi, Rudiger, e gjeti golin në minutat shtesë të pjesës së parë, por ai u anulua nga sistemi VAR për shkak të një fauli.

Në fraksionin e dytë, Reali vijoi të ishte këmbëngulës dhe në fakt u shpërblye në minutën e 52-të falë një supergoli të Marco Asensio-s.

Sulmuesi goditi fort me të majtën nga jashtë zone, duke e lënë të shtangur portierin kundërshtar dhe duke ndezur festën në Bernabeu.

Ndërkohë, goli i dytë i ndeshjes u shënua nga Vinicius Junior, i cili me një derpërtim të shpejtë në krahun e majtë, mposhti për herë të dytë portierin e Valencia-s.

Ndërkohë, në të 71-tën pati tension me Gabriel Paulista-n që ndërhyri rëndë ndaj Vinicius dhe u ndëshkua menjëherë me të kuq, duke ia bërë edhe më të pamundur reagimin shokëve të tij.

Megjithatë, gola më nuk pati, por Reali u nda nga kjo sfidë me pikë të plota, duke qëndruar pesë pikë prapa Barcelona-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore