Përballje

Real Madrid shënon fitore të madhe në udhëtim te Bilbao


Real Madrid ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e xhiros së 18-të në La Liga, duke e mposhtur Athletic Bilbao-n në udhëtim me rezultat 0:2.

Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke prodhuar disa raste të mira për eërpsi, por në momentin më të mirë të tyre reaguan lojtarët e Real-it.

Ishte Karim Benzema, i cili shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 24-të, pas asistimi të Marco Asensio-s.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të madrilenëve, derisa edhe në fraksionin e dytë nuk mungoi spaktakëli.

Bilbao përsëri ishte më kërkuese, por Real-i arriti të mbrohej mirë dhe ta menaxhonte lojën.

Dhe, në minutën e fundit të ndeshjes, mbretërit shënuan edhe golin e dytë me anë të Tony Kroos, kështu për ta mbyllur dilemën e fituesit.

Pas javës së 18-të, Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 41 pikë, tri më pak se Barcelona që është lidere, ndërsa në xhiron e 19-të do të ballafaqohen me Real Sociedad-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore