
Real Madrid-i është i interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin e Manchester United, Lisandro Martinez, sipas një raporti.
Martinez iu bashkua United nga Ajax në verë për 56 milionë paund dhe ka qenë i jashtëzakonshëm deri më tani.
24-vjeçari është bërë shumë shpejt i preferuar i tifozëve në “Old Trafford” dhe është kombinuar shkëlqyeshëm me ish-mbrojtësin e Real-it, Raphael Varane.
Real-i dhe United kanë bërë shumë biznes në të kaluarën me palën spanjolle që ka marrë talente nga “Teatri i Ëndrrave” në shumë raste dhe anasjelltas.
Casemiro dhe Varane janë blerjet e fundit që kanë bërë kalimin nga Madridi në Mançester.
“Defensa Central” ka pohuar se interesimi për Martinez është i vërtetë dhe një gazetar ka thënë se Madrid-i “e ka atë në sy”.
Do të ishte pothuajse e pamundur që United të shesë qendërmbrojtësin e tyre më të mirë që pas Nemanja Vidic dhe mbrojtësi argjentinas kanë një kontratë me klubin deri në vitin 2027.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Linda Rama, distanca higjenike nga fuqia e së keqes dhe mungesa e ndërgjegjjes
-
Shqipëria vijon progresin në matjet e Indeksit të Demokracisë
-
Ukraina nuk mund ta rimarrë Krimenë së shpejti, thotë Pentagoni
-
“Koeficienti i pagave shton varfërinë e qytetareve, duhej të ishte 132 euro” – ekonomistët për Ligjin e ri të Pagave