Sport

Real Madrid nuk mund të nënshkruajë me lojtarë jashtë BE-së


Real Madrid-i ka plotësuar numrin e lojtarëve të huaj.

Për pasojë, ata nuk do të jenë në gjendje të nënshkruajnë me lojtarë të rinj, të cilët nuk janë nga vendet e Bashkimit Evropian (BE).

Në rregulloret e La Liga-s parashikohet që një klub të ketë vetëm tre lojtarë nga vendet jo anëtare të BE-së.

Aktualisht madrilenët kanë tre brazilianët: Viniciu Junior, Eder Militao dhe Rodrgyo.

Kjo do të thotë se lojtarët e huazuar, si Kubo, Vinicius Tobias, apo Reinier nuk mund të kthehen në ekipin e parë.

Gjithashtu, Gabriel Jesus apo Raheem Sterling, të cilët kërkohen në merkato, nuk mund të afrohen.

Zgjidhja është vetëm te nënshtetësia e dyfishtë.

Në vitin 2019, Federico Valverde mori nënshtetësi spanjolle dhe Real-i mundi të nënshkruante me Rodrygo-n.

Vinicius është aktualisht në pritje të nënshtetësisë spanjolle.

Dosja e tij ka që nga viti 2016 që është dërguar në Ministrinë e Drejtësisë. Nëse pranohet, Real-it do t’i hapet një vend për ekstakomunitarët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore