Real Madrid-i është përpjekur të transferojë larg Bernabeut, Eden Hazard-in në katër merkatot e kaluara, thotë The Athletic.
Hazard, 32 vjeç, nuk është i favorizuar nga trajneri, Carlo Ancelotti, dhe presidenti i klubit Florentino Perez e di se një lëvizje e përhershme apo edhe një huazim në janar është “pothuajse e pamundur tani”.
Reprezentuesi belg, i cili nënshkroi për 100 milionë euro në vitin 2019 nga Chelsea, ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe nuk dëshiron të largohet në mes të sezonit, kështu që duket se do të qëndrojë në Bernabeu.
Eden Hazard nuk u kthye në formën e tij të mirë as në Kupën e Botës me Blegjikën, ku në shumicën e ndeshjeve nuk ishte startues.
Me Real Madrid-in, Hazard luajti disa lojë këtë sezon dhe të kaluarin, por nuk ka impresionuar trajnerin.
Hazard fitoi edhe Ligën e Kampionëve, por nuk kishte ndonjë kontribut të madh në triumfin e atij trofeu.
Tani më Hazard po kërkohet nga disa klube, por ky i fundit nuk dëshiron të largohet nga Bernabeu, por klubi mbretëror mund ta detyrojë atë të largohet.