Kampionate

Real Madrid-i planifikon të marrë 250 milionë euro në verë


Real Madrid-i po kalon vështirësi të mëdha ekonomike, por merkato e ardhshme e transferimeve mund t’u sjellë atyre deri në 250 milionë euro të ardhura.

Florentino Perez-i ka shpallur krijimin e Super Ligës së Europës, si një nga mënyrat më të mira, për të përfituar të ardhura të larta, që do të ndikonin në rritjen e financave të klubit.

Real-i tashmë ka përpiluar një list me lojtarët që pritet të largohen në merkaton e verës dhe të ardhurat nga shitja e tyre, pritet të jenë në vlerën e 250 milionë eurove. Pjesë e kësaj liste janë: Alvaro Odriozola, Isco, Mariano Diaz-i, Marcelo, Luka Joviç-i dhe Dani Ceballos-i. Por, gjithashtu mund t’u shtohen edhe Raphael Varane dhe Eden Hazard-i.

Ndërkohë që pritet afrimi i Martin Odegaard-it, ndërsa e ardhmja e Gareth Bale-t mbetet në ajër.

Klubi madrilen gjithashtu ka edhe disa synime të qarta dhe të mëdha në merkaton në hyrje. Kylian Mbappe dhe Erling Haaland-i janë lojtarët e preferuar, së bashku me mesfushorin e Rennes-it, Eduardo Camavinga-n. David Alaba është një tjetër emër në hyrje, por austriaku mund të vijë si lojtarë i lirë, pasi përfundon kontratën me Bayern Munich-un.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore