Sport

Real Madrid i përgjysmuar për ndeshjen me Atalanta-n


40 lëndime të pësuara këtë sezon, mesatarisht mbi një lëndim për ndeshje.

Zinedine Zidane dhe Real Madrid kanë qenë shumë të pafat në këtë aspekt në sezonin 2020/’21, kur për vetëm një ditë, kanë pasur të gjithë skuadrën në dispozicion.

Asnjë moment nuk ka qenë më i vakët për Real Madrid se ky.

Në ndeshjen e raundit të 1/16 në Champions League, përballë Atalanta-s, Zidane ka vetëm 13 lojtarë të skuadrës së parë të gatshëm.

Mungesat janë: Hazard, Valverde, Militao, Rodrygo, Odriozola, Benzema, Ramos, Marcelo, Carvajal.

Skuadra e ftuar për ndeshjen përballë Atalanta-s është kjo:

Futbollistët e ftuar nga skuadrat e të rinjve janë: Altube, Chust, Miguel, Arribas, Blanco, Hugo Duro.

Një ndeshje, ku pas shumë kohësh, Real Madrid mund të konsiderohet inferior ndaj rivalit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore