Sport

Real Madrid-i me ‘heronjë’ të ri, e gjunjëzon Inter-in në fund


Ndeshja kryesore e grupit D mes Inter-it dhe Real Madrid-it u zhvillua sonte në “Guizeppe Meazza”.

Ky takimi ishte me dy fytyra. Në pjesën e parë dominuan vendasit, në të dytën mysafirët.

Diferenca e vetme, ishte që Real Madrid-i shënoi në pjesën e saj, kurse Inter-i u ndal nga Thibaut Courtois.

Portieri belg i madrilenëve bëri katër pritje historike, duke ndalur çdo tentativë të zikaltërve.

E dyta pa një dominim të Real Madrid, që u konkretizua me gol në minutën e fundit të kohës së rregulltë.

Ishte një aksion shumë i bukur të rinjve madrilen, që solli golin e fitores për Real-in.

Valverde me një pasim shumë të bukur gjeti në zonë Eduardo Camavinga-n.

Blerja më e re e Real-it, pas debutimit me gol në La Liga, debutoi me asistim në Champions League.

Ai e gjeti shumë mirë në mesin e zonës Rodyrgo-n, me 20-vjeçarin që shënoi për 0-1.

Skuadra e Ancelotti-t arrin një fitore të madhe me kundërshtarët kryesorë të grupit.

Në ndeshjen tjetër të grupit, debutuesit e Sheriff Tiraspol shkaktuan befasinë duke fituar 2-0 përballë Shakhtar Donetsk.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore