Përballje

Real Madrid-i deklason Celtics


Dy ndeshjet e para të së mërkurës në Ligën e Kampionëve ishin interesante dhe me shumë gola.

Ndeshja mes Real Madrid-it dhe Celtics përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 5:1.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga Los Blancos, të cilët kishin mundësi të shumta shënimi.

Goli i parë erdhi në minutën e gjashtë, nga penalltia, me anë të Luka Modric.

Në minutën e 21-të, Real Madrid-i shënoi përsëri nga penalltia, por këtë herë me anë të Rodrygo-s.

10 minuta para fundit të pjesës së parë, Celtic kishin një mundësi shënimi nga penalltia, por Juranovic nuk e realizoi.

Pjesën e dytë, Los Blancos e filluan mirë, pasi shënuan në minutën e 51-të, me anë të Asensio-s.

Pas vetëm 10 minutave, Vinicius shënoi për 4:0.

Në minutën e 71-të, Fede Valverde shënoi golin e fundit për Los Blancos.

Por, për rezultatin përfundimtar u përkujdes Jota, i cili shënoi golin e vetëm të Celtic.

Në anën tjetër, ndeshja mes Shakhtar Donetsk dhe RB Leipzig përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:4.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore