Sport

Real Madrid dhe Barcelona shprehin interesim për Leandro Spinazzola-n


Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Spinazzola ka qenë një nga lojtarët më të mirë në Euro 2020 deri më tani, pasi ai ka ndihmuar skuadrën e tij të arrijë çerekfinalet, ku do të përballen me Belgjikën.

Për shkak të performancave të tija brilante në Euro 2020, ekipi i Romës po e ka të vështirë ta mbaj italianin larg transferimeve.

28- vjeçarin po e kërkojnë gjigandët spanjoll, Real Madridi dhe Barcelona pasi ata po i rindërtojnë ekipet e tyre me largimet e disa lojtarëve shumë të rëndësishëm.

Los Blancos me Carlo Ancelotti-n në krye janë skuadra më e afërt për të arritur marrëveshje me italianin, pasi atyre i duhet të zëvendësojnë brazilianin 34- vjeçar.

Roma është e etur për të mbajtur lojtarin dhe Spinazzola është i lumtur të qëndrojë në kryeqytetin italian me Jose Mourinhon, por ai është gjithashtu i vetëdijshëm që Euro i ka dhënë mundësinë për të shfaqur aftësitë e tij dhe tani skuadra të mëdha kanë filluar ta kërkojnë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore