Sport

Real Madrid dhe Arsenal kërkojnë sulmuesin e Atalanta-s


Sulmuesi i Atalanta-s, Rasmus Hojlund, po bën një sezon shumë të mirë me klubin italian, andaj disa klube të mëdha janë vënë pas tij.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Real Madrid-i dhe Arsenal-i do të synojnë gjatë verës ta transferojnë sulmuesin danez.

Gjashtë gola dhe dy asistime, kanë bërë që londinezët dhe madrilenët të kthejnë të interesohen për sulmuesin 20-vjeçar, i cili sipas disa ekspertëve të futbollit ngjason shumë me Erling Haaland-in.

Synimi i Real Madrid është që me anë të Hojlund të zëvendësojnë Karim Benzema teksa sulmuesi nordik ka edhe pëlqimin e presidentit Florentino Perez.

Megjithatë, rruga për tek Hojlund nuk është e lehtë pasi Arsenali do të bëjë rezistencë dhe do të luftojë për danezin ndërsa janë duke formuluar një ofertë të këndshme për italianët.

Kujtojmë që për transferimin e Hojlund, Atalanta shpenzoi rreth 18 milionë euro për ta marrë nga skuadra austriake, Sturm Graz.

Ndërkohë, ai e nisi karrierën te skuadra daneze Borndby, ndërsa hapat e parë si profesionist i bëri te skuadra e Copenhagen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore