Sport

Real-i plotëson ‘ëndrrat’, Modric-it i ofrohet rinovimi i kontratës


Pak ditë u raportua se Modric ‘ëndërron’ që të qëndrojë edhe një vit te Real Madrid-i.

Plani i kroatit është që sezoni i ardhshëm të jetë përfundimtari për të.

Botërori ‘Katar 2022’ dhe “Santiago Bernabeu” i ri janë qëllimet e fundit për karrierën e pasuruar të Luka Modric.

Dje, ai arriti botërorin pas fitores 1-0 të Kroacisë kundër Rusisë në ndeshjen vendimtare.

Sot, tabloidi më i afërt me klubin madrilen, Marca, ka raportuar që Real Madrid-i e dëshiron Modric-in në skuadër edhe për një vit.

Ata do t’i ofrojnë 36 vjeçarit rinovim edhe për një vit tjetër, e cila ishte pikërisht kërkesa e lojtarit.

Luka po kalon sezonin e tij të dhjetë te Real Madrid-i, dhe ai ka fituar çdo gjë të mundshme në klubin mbretëror, edhe në aspektin kolektiv por edhe në atë individual.

Pasi shumë legjenda nuk arritën ta mbyllin karrierën në Madrid, Modric duket se do t’ia arrijë kësaj gjëje.

Marca raporton që në Madrid besohet që mesfusha Kroos, Modric, Casemiro ende është e aftë për të performuar në nivelin më të lartë, dhe do të jenë mësues të mirë për mesfushorët e të ardhmes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore