Reagon Natash Kandiç: Odaloviç duhet të largohet nga pozita e tij, është i komprometuar nga nacionalizmi dhe korrupsioni
Pas përmendjes së Veljko Odaloviç, si një person që stopon punën e gjetjes së personave të zhdukur dhe nevojës për ta larguar nga Komisioni serb për Personat e Zhdukur, ka reaguar edhe Natash Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi.
Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që tha se ai duhet të largohet nga ky pozicion dhe tani Kandiq me një seri postimesh në Twitter ka thënë se Odaloviç është person i korruptuar dhe i komprometuar nga e kaluara e tij në bashkëpunim me regjimin e Slobodan Millosheviç.
“Odaloviç nuk ka besueshmëri morale për të udhëhequr Komisionin për Personat e Zhdukur. Familjet e viktimave duhet të propozojnë presidentin e atij Komisioni, një person që nuk është i kompromentuar nga nacionalizmi dhe korrupsioni”, shkruan ajo.
Në anën tjetër ka bërë një krahasim me Kryetarin e Komisionit për Personat e Zhdukur të Qeverisë së Kosovës, Ramë Manaj.
“Djali 18-vjeçar i Manajt, Ylli, vëllai dhe të afërm të shumtë u panë për herë të fundit më 4 Prill 1999. Eshtrat e vëllait të tij dhe 18 personave të tjerë të zhdukur në Kralan u gjetën në një liqe në Peruçac. 48 të tjerë janë në listën e ICRC që mungojnë”, ka shkruar ajo.
Kurti përmendin Odaloviçin si një pengesë për të vazhduar përpara procesi i gjetjes së të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.
Vetë Odaloviç është pyetur për kërkesën e kryeministrit kosovar për largimin e tij. Ai ka thënë se po qe ai pengesa, largohet.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999 rezultuan rreth 6 mijë e 500 persona të zhdukur.
Që nga ajo kohë u kryen zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri me tani janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.
Sipas autoriteteve në Kosovë ende vazhdojnë të rezultojnë të pagjetur rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani: Do të ishte më mirë që Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit
-
Osmani thotë se Kurti e Gërvalla e prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin të Evropës
-
Osmani: Jemi njoftuar se disa shtete kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës
-
Abdixhiku: Zhegrova është aset kombëtar, do të ngritet mbi çdo padrejtësi
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Vizioni apokaliptik i Qeverisë izraelite: Shndërrimi i Bregut Perëndimor në Gaza
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit