Lajme

Reagon ish-kryeministri Ramush Haradinaj pas sulmit tragjik në Deçan


Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit të armatosur ndaj një autobusi në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë tre nxënëse dhe shoferi i autobusit nga gjuajtja me armë nga disa personave.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë thirrje organeve të rendit që sa më parë ta zbulojnë autorin e këtij sulmi.

“I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës”.

“Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne. Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre”.

Ndërsa ai i ka bërë apel organeve të rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë”, ka shkruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore