Reagon ambasadorja greke pas vendimit të Apelit ndaj Belerit: Është shkelur prezumimi i pafajësisë

SHFLETO
Sadiola Xhelili
25.06.2024 13:41
Loading Icons...

Ambasadorja greke në Tiranë ka folur për mediat pas vendimit të Apelit për Fredi Belerin.

Apeli la në fuqi vendimin për dënimin me dy vite burg ndaj tij.

“Beleri është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian, është shkelur prezumimi i pafajësisë”, ka thënë ambasadorja.

Po ashtu është shprehur se është kërkesë demokratike që eurodeputetët të kenë mundësi të paraqiten personalisht për tu njohur me detaje të tjera.

“Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështje ngrenë pikëpyetje si paraburgimi i Belerit, prezumimi i pafajësisë”.

Sakaq, ajo ka shtuar se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës duhet të lihet i lirë për të bërë betimin në Parlamentin Evropian, tanimë si eurodeputet i zgjedhur nga Nea Demokratia e Kyriakos Mitsotakis.