
Policia e Mançesterit ka njoftuar se të gjitha çështjet penale kundër futbollistit Mason Greenwood janë pushuar.
Greenwood, 21 vjeç, u akuzua në tetor 2022, por këtë pasdite u mor një vendim për të pushuar ndjekjen penale në përputhje me Kodin për Prokurorët e Kurorës.
Ai do të shkonte në gjyq me akuzat për tentativë përdhunimi, sulm dhe kontroll me forcë të ish të dashurës, Harriet Robson, por policia konfirmoi sot se janë hequr të gjitha akuzat kundër tij.
Futbollisti ishte pezulluar nga United, madje atij iu hoqën të gjitha marrëveshjet komerciale me sponsorët.
Ushtroi dhunë ndaj ish të dashurës, pas shokëve të ekpit Greenwood-in e braktis edhe FIFA 22
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com