Sport

Rashica përballë Neuer, e shtuna në Bundesliga


Vazhdon sot java e 25-të e Bundesliga-s, pas fitores së Augsburg 3-1 të premtën në mbrëmje përballë Monchengladbach.

Sot luhen edhe pesë ndeshje tjera, shumë të rëndsishme për titullin, evropën dhe mbijetesën.

Dhjetë javë kanë mbetur deri në fund, dhe duket se po i drejtohemi një lufte të zjarrtë për çdo pozitë, përveç të fundit, që është blinduar nga Schalke jashtë formës.

Sot skuadra e Milot Rashicës, Werder Bremen, pret kryesuesit e Bayern Munich.

Werder që vjen në një formë shumë të mirë, me fillim në 15:30, pret Bayern-in që në mesjavë zhvillon ndeshjen e kthimit përballë Lazio-s në Champions.

Ëolfsburg e vendit të tretë, po ashtu në 15:30, pret Schalke-n e pashpresë, me synim që të përforcojë edhe më shumë pozitën në zonën Champions.

Dortmund-i, me qëllim që t’i afrohet vendit të katërt, pret Hertha-n ”, të zhytur në luftë për mbijetesë në “Signal Iduna Park”.

Ndeshjen vjen në  “prime time”, orën 18:30.

Ndeshjet tjera të ditës janë:

Mainz – Freiburg, 15:30

Union Berlin – Koln, 15:30

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore