Lajme

Raportimi i AP-së, Tasholli: VV të vjedhë natën e të qajnë ditën se si është shkatërru vendi që 20 vjet


Ismail Tasholli

“Këta të Vetëvendosjes të vjedhin natën e të qajnë ditën se qysh është shkatërru ky vend që 20 vjet”, ka thënë filozofi dhe analisti politik, Ismail Tasholli.

Këto komente, Tasholli i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pas raportimit të Albanian Post, ku shpërfaqet se si Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bashkë me Naser Hafizin, zëvendësues i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore ia shlyen kompanisë “Fluidi” borxhin prej 3.5 milionëve për vetëm 13 mijë euro

“Nuk e kam edukatë e kulturë me fol me fjalë ‘të pista’. As privat, as n’publik. Por, me këta të pushtetit – që ua kanë nxi jetën njerëzve e familjeve pa bigari hak me shamje – që e kam ditë gjithë që janë HAJNA E LAHPERA me dokumente, po get s’ka mënyrë tjetër komunikimi. E ofendon veten me fol me respekt për këta LLOMA e këtë OTPAD të shoqërisë”, ka shkruar Tasholli.

Këqyrni tash, theksoi analisti politik, “cullakë, qysh VJEDHIN, RREJNË edhe të manjë LIGJERATA MORALE qysh është shkatërru ky vend e kush është me ‘shkije’ dhe diçka për MITROVICËN”.

“Ec e mos i shaj këtë sorte të poshtër…”, përfundoi ai.

Çka raportoi AP?

Derisa me 10 mars 2022 Albin Kurti po e vizitonte kompaninë “Fluidi” dhe fabrikën e tyre për prodhimin dhe përpunimin e vajit “Floil”, vetëm gjashtë muaj më herët, me 7 shtator 2021, ministri i tij Liburn Aliu ia kishte shlyer borxhin kësaj kompanie prej 3 milionë e 555 mijë eurove me një faturë për vetëm 13 mijë e 72 euro e 31 centë.

Në zhvatjen e dhjetëra milionave eurove që Liburn Aliu, si Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bashkë me Naser Hafizin, zëvendësues i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, kishin bërë me shlyerjen e kundërligjshme të borxheve për 27 kompanitë e ambalazhuesve të ujit, një nga rastet më brutale është ky me kompaninë “Fluidi”.

Sipas vendimit që ka siguruar Albanian Post, të nënshkruar nga Naser Hafizi, kompanisë “Fluidi” i mundësohet të paguajë vetëm 13 mijë euro për të shlyer borxhet nga viti 2009 kur kishte marrë lejen e deri në qershorin e vitit 2021 kur po ndodhte shlyerja.

Ekskluzive: Liburn Aliu e Naser Hafizi ia shlyen kompanisë “Fluidi” borxhin prej 3.5 milionëve për vetëm 13 mijë euro

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore