Sport

Raporti: Kubet angleze shpenzuan mbi një miliard paund për transferime në 2021


Pavarësisht pasigurive financiare që shkaktoi Covid-19, klubet angleze investuan shumë para për transferime përgjatë 2021.

Sipas raportimeve që vijnë nga mediat britanike, klubet shpenzuan mbi një miliard paund. Rreth 500 milionë paund më shumë se çdo ligë tjetër.

Shuma e regjistruar në FIFA është 1.386 miliard dollarë amerikanë ose mbi 1 miliard paund. Në vendin e dytë renditen skuadrat italiane, me më pak se 500 milionë paund, në krahasim me ato angleze.

Klubet e Premier League-s kanë kryer shtatë nga 10 transferimet më të shtrenjta në botë për 2021.

Lëvizja e Romelu Lukaku-t, nga Inter-i te Chelsea ishte marrëveshja më e shtrenjtë e vitit te kaluar, me 98 milionë paund.

Në vendin te dytë dhe të tretë janë dy transferimet e Manchester United. Përkatësisht, Jadon Sancho nga Borussia Dortmund-i për 73 milionë paund dhe Raphael Varane nga Real Madrid-i për 42 milionë paund.

Nënshkrimi i Ibrahima Konate-s nga Liverpool-i, ai i Amad Diallo-s nga Unted dhe Martin Odegaard-it nga Arsenal-i, gjithashtu janë në “top 10” e transferimeve.

Kalimi i Achraf Hakimi-t te PSG-ja, Tammy Abraham-it te Roma, Edoardo Camavinga-s te Real Madrid-i dhe Bryan Gil-it te Tottenham-i janë gjithashtu në 10 transferimet më të shtrentja të vitit 2021.

Nga 20 klubet që shpenzuan më shumë, 10 ishin angleze. Lista kryesohet nga Manchester United. Chelsea renditet në vendin e dytë, Arsenal-i i pesti, Tottenham-i i gjashti dhe Manchester City i teti.

Më pas vijnë, Norwich-i në vendin e 14, Brighton-i në të 15-in, Aston Villa në të 18-in, Leicester-i në të 19-in dhe Liverpool-i në të 20-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore