Sport

Raphinha është futbollisti më i ri i Chelsea-t


Lajmi është bërë i ditur nga mediat angleze, ku Chelsea ka arritur marrëveshje me skuadrën e Leeds United për transferimin e futbollistit brazilian.

Për Raphinha-n ishin të interesuara edhe shumë klube tjera të mëdha, madje thuhej se ai kishte arritur marrëveshje me Barcelonën, por në fund skuadra e Chelsea-t siguroi shërbimet e 25 vjeçarit.

Për transferimin e mesfushorit brazilian, mediat në Angli raportojnë se Chelsea do të paguajë shumën e 70 milionë euro.

Kujtojmë që Raphinha shkëlqeu në edicionin e kaluar, i cili në 36 paraqitje në Premier Leauge, shënoi 11 gola dhe dhuroi tre asistime.

Ndërkohë, ai është pjesë e skuadrës së Leeds që nga vera e vitit 2020, kur u transferua nga skuadra franceze, Rennes, për shumën e 18 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore