Kosova

Ramush Haradinaj do të kandidojë për postin e presidentit


Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk është më pjesë e hetimit të Gjykatës Speciale, në Hagë, dhe kjo nuk e pengon të kandidojë për postin e presidentit.

Zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt, kanë bërë, që Haradinaj, të kërkojë postin e presidentit.

Haradinaj deklaroi, se pas këtij vendimi, nuk do të dorëhiqet nëse merr  postin e presidentit.

“Në rastin konkret parlamenti i vendit krijon dy te tretat për zgjedhje e presidentit ato mund t’i krijojë edhe në të ardhmen që nëse Haradinaj jep dorëheqje ose një Haradinaj tjetër kushdo qoftë një udhëheqës me rëndësi që pas këtyre zgjedhjeve partitë politike të krijojnë dy të tretat”, deklaroi Haradinaj.

Më 19 korrik të vitit 2019, Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Ai u thirr në Gjykatën Speciale, në Hagë, si i dyshuar për krime lufte, nga ku doli i pafajshëm. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore