Shqipëria

Rama thotë se do të vazhdojë rikuperimin në shtëpinë e tij pas operacionit


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas ndërhyrjes urgjente për heqjen e apendicitit.

Ai deklaroi se do të vazhdojë protokollin e rikuperimit në shtëpi.

“Një falënderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim. Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falënderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre”, theksoi kreu i Qeverisë.

Rama garantoi se do të kthehet shpejt dhe falënderoi qytetarët dhe simpatizantët për mbështetjen e tyre.

Ai doli të martën e 18 prillit nga ambientet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza pas ndërhyrjes urgjente që bëri mbrëmjen e kaluar.

Kryeqeveritari ka lënë ambientet e spitalit rreth orës 06:00.

Më herët, pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kreu i Qeverisë u diagnostikua me apendicit akut.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekevë kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjatës, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.

Ndërhyrje, sipas stafit, u konsiderua e suksesshme dhe gjendja shëndetësore paraqitej e mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore